Image
Deutsche Welle
Gjermania - Sa dini për të ?
Gjermania dhe letërsia e saj

Edhe këtë muaj ne do të testojmë njohuritë tuaja mbi Gjermaninë. Pyetjet i drejtohen dëgjuesve tanë në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri dhe lidhen me një figurë të njohur gjermane, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në një fushë të caktuar.

Mehr Text
Në faqet tona të internetit ne kemi filluar të japim informacione mbi Gjermaninë si vend, sistemin e saj politik, njerëzit e shquar dhe artin, muzikën dhe shkencën. Ato do të ndihmojnë shqipfolësit të mësojnë më shumë për këtë vend, për traditat dhe historinë e tij. Do të ndihmojnë për të kapërcyer klishetë dhe paragjykimet. Sa "punëtorë" janë gjermanët? Sa të rregullt? Sa të "ftohtë"? Sa i vërtetë është miti i gjermanëve si "aleatë të shqiptarëve"? Këtij qëllimi do i shërbejë edhe loja jonë shpërblyese. Me pyetje që ndryshojnë çdo muaj ne do të provojmë sa dini ju?
GO
GO       



Nëse keni interesa të veçanta dhe kërkesa speciale për njohjen e Gjermanisë, na shkruani dhe mbase mund t`ju ndihmojmë. Ne ofrojmë vazhdimisht dhe pavarësisht nga loja, metodat e mësimit të gjuhës gjermane, që ju dërgohen juve falas. Metodat janë për fillestarët në mësimin e gjermanishtes, për të përparuarit por edhe për dhënien e mësimit. Klikoni këtu : http://www.dw-world.de/dw/0,2142,3659,00.html